Bebja e parë e vitit një vajzë, 2009-a viti i gocave

by on 05/01/09 at 8:42 pm

Fëmija e parë i vitit 2009 në Shqipëri ka lindur vajzë. Pak minuta pasi ora ka shënuar 00:00, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka ardhur në jetë një vajzë, e cila pritet t‘i sjellë mbarësi shqiptarëve, e në mënyrë të veçantë shëndetësisë.

Ashtu siç thonë edhe besëtytnitë, viti do të ketë më shumë femra, pasi edhe bebja e parë ka qenë një vajzë.

Por viti i ri nuk ka sjellë vetëm gëzim dhe hare. Natën e ndërrimit të viteve janë regjistruar të lënduar nga fishekzjarrët, pacientë të cilët nuk janë ndjerë mirë, apo edhe qytetarë të mbingarkuar me pijen, të cilët kanë vuajtur pasojat në ditët në vazhdim. Rastet e urgjencave janë pritur në spitalet e vendit, ku nuk ka munguar shërbimi 24 orësh. Po ashtu, policia ka qëndruar në krye të detyrës, për t‘u gjendur pranë emergjencave të shkaktuara nga rrëmuja, mbi popullimi apo kalimi i kufirit me pijet alkoolike.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login