Basha:Lëvizja e lirë e shqiptarëve brenda vitit

by Mimoza A on 14/01/09 at 1:27 pm

Lëvizja e lirë e shqiptarëve në BE do të arrihet brenda këtij viti. Kështu u shprehën gjatë një konference për shtyp Zv-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Luksenburgut, Jean Asselborn. Ministri i jashtëm Lulzim Basha është shprehur optimist se arritjet e qeverisë shqiptare veçanërisht në drejtim të dokumentave të sigurta të identifikimit do të bëjne të mundur liberalizimin e regjimit të vizave. Në diten kur qeveria shqiptare në Bruksel një raport të detajuar për punën që është bërë për të përmbushur kushtet që BE-ja kërkon për regjimin e vizave, shefi i diplomacisë shqiptare shpjegon se deri në hartimin e një raporti, vendi ynë do të vizitohet nga 4 grupe ekspertësh të cilët do të vëzhgojnë arritjet reale. Ndërkaq , zv-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Luksenburgut, Jean Asselborn është shprehur pozitiv ndaj aspiratës së shqiptarëve për një lëvizje të lirë në BE. Pa u ndalur në mënyrë specifike në rastin e Shqipërisë numri 2 i ekzekutivit të Luksemburgut, europa duhet ti rrëzoje kufijtë.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login