Baraj: 5 muaj e gjysmë na ndajnë nga keqqeverisja

by admin on 09/01/09 at 9:09 pm

Sekretari për mjedisin në PS, Besnik Baraj, konstatoi dje se katër vjet më parë Sali Berisha mori votat me premtimin se do të çonte në çdo shtëpi 24 orë drita. “5 muaj e gjysmë nga sot Sali Berisha do të largohet nga qeveria duke e lënë të pazgjidhur problemin kanceroz të energjisë elektrike”, theksoi ai. Në vlerësimin e Barajt kur mbeten vetëm 5 muaj e gjysmë nga përfundimi i një mandati të plotë qeverisës Tirana dhe e gjithë Shqipëria vijojnë të dëgjojnë përrallën e ndërprerjeve të energjisë për shkak defektesh teknike. “Harta e Shqipërisë jo vetëm nuk është e elektrifikuar 24 orë, por mbetet e njëjta hartë e mbushur me orët e errësirës”, tha Baraj.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login