Banorët e rrugës “Budi”,prej disa ditësh pa drita

by on 14/01/09 at 1:30 pm

Rreth 50-të shtëpi në njësinë bashkiake numër 2 në kryeqytet kanë plot katër ditë pa drita. Zona e cila ndodhet në rrugën “Budi”, po e gjen veten në vështirësi, pasi energjia u është prerë pa asnjë afat. E në mungesë të këtij elementi jetësor, banorët e të gjitha këtyre shtëpive i janë kthyer jetës primitive, në gatim, ngrohje po ashtu edhe punëve të tjera shtëpiake. Shkak për këtë mungesë janë bërë kontratat. Filiali përkatës ka detyruar të gjithë këta banorë të lidhin kontratat të reja me korporatën, pasi ato ekzistuese janë provizore. Ndërkohë që banorët e hedhin poshtë këtë pretendim. Nga ana tjetër, ata thonë se janë pagues të rregullt të energjisë. Ajo që e bën edhe me shqetësuese këtë situatë, sipas pretendimeve të banorëve, është fakti se ata nuk janë paralajmëruar më parë për këtë kusht, por janë vënë përballë presionit: ose kontrata për energjinë, ose pa drita!

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login