Banesat e reja nuk furnizohen me ujë

by on 12/01/09 at 11:33 pm

Tirana është zgjeruar cep e më cep kufijve të saj. Investimet në këto zona, kanë bërë që të rritet ndjeshëm dendësia e banorëve, që përveç banesave të reja, duket se nuk po i gëzojnë më shumë jetesës në metropol. Shumë prej këtyre pallateve kanë problemin e madh të furnizimit me ujë. Në këto zona të reja, të ndërtuara mesatarisht në 5 vjeçarin e fundit nuk ka rrejt ujësjellësi. Kjo ka bërë që banorët e rinj të këtyre pallateve të blejnë ujë me autobote për të plotësuar nevojat familjare. Një bllok pallatesh pranë Lliqenit Artificial, edhe pse në dukje reflekton zhvillim modern, vuan nga mungesa më thelbësore e zhvillimit të jetës. Në këto kushte, banorët u mbijetojnë nevojave sipas mundësive rrethanore. Ligji për ndërtimin, parashikon që 5 % e taksës së objektit të shkojë për investime në infrastrukturë. Që së paku duhet të garantojnë kushtet bazë për zhvillimin e jetës, ndër të cilat edhe rrjetin e ujësjellësit. Dukshëm shihet që këto zona janë pjesë e investimeve shumë të mëdha, por që këtë kusht nuk e garantojnë prej vitesh.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login