BAN KI-MUN NË VIZITË ZYRTARE NË IZRAEL
by DashiC on 15/01/09 at 1:19 pm
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun mbërriti për një vizitë zyrtare në Izrael, në kuadër të një turi në Lindjen e Mesme në përpjekje për t’i dhënë fund dhunës në Rripin e Gazës.
Ban do të takohet me ministren e Jashtme izraelite, Tzipi Livni dhe më pas me kryeministrin Ehud Olmert dhe presidentin Shimon Peres.
Nesër, Ban do të shkojë në Ramallah dhe Cisjordani për t’u takuar me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas
Leave a Comment