Ban Ki Moon viziton Lindjen e Mesme
by Mimoza A on 13/01/09 at 9:36 am

Kreu i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon do të udhëtojë në Lindjen e Mesme për të bërë presion në Izraelin dhe Hamasin të ndalojnë luftimet dhe të lejojnë ndihmat humanitare në Gaza. Duke shprehur zhgënjimin për mosrrespektimin e rezolutës së OKB-së nga të dyja palët, Ban Ki Moon tha se planifikon të rrisë përpjekjet diplomatike për të ndalur ofensivën tokësore dhe ajrore të Izraelit në Gaza si dhe sulmet me raketa të Hamasit në territorin izraelit. Ban do të kthehet në New York me 20 janar, para se Barak Obama të bëjë betimin për president. Ban Ki Moon ka inkurajuar Obamën që Lindjen e Mesme ta vë në prioritet të lartë.
Leave a Comment