Balla:Pa karta identiteti nuk ka zgjedhje
by Mimoza A on 14/01/09 at 3:05 pm
Kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme dhe Integrimit në PS, Taulant Balla, bëri të ditur gjatë një konference për shtyp në selinë e kësaj partie, se “qeveria duhet ta ketë të qartë se pa pajisjen me karta identiteti të të gjithë qytetarëve, nuk ka zgjedhje në Shqipëri dhe se për këtë qëllim është i rëndësishëm prioritizimi i pajisjes me karta identiteti të qytetarëve pa pasaporta të vlefshme për votim”.Duke folur për proçesin e aplikimit të letërnjoftimeve elektronike, Balla tha se “ky proçes dështoi që ditën e parë, sepse sistemi u bllokua brenda tre orëve të para dhe qytetarët nevojtarë u shtynë në radhë”. Balla gjithashtu shtoi se Berisha ka gënjyer sot përmes një pseudo-raporti edhe Komisionin Evropian, sepse për pjesën më thelbësore të pyetësorit ende nuk ka rezultate konkrete, ndërsa kalimet e paligjshme të kufirit vazhdojnë të rrezikojnë jetët e shqiptarëve.
Leave a Comment