Australia ofron punen më të mirë në botë në një ishull parajsë
by Mimoza A on 14/01/09 at 2:22 pm

Australia po ofron nderkombëtarisht atë që quhet “puna më e mirë në botë” – me një top pagesë përkundrejt qëndrimit në një ishull të bukur tropikal për gjashtë muaj.
Kjo punë paguhet me $150,000 australianë ($105,000 US) dhe përfshin fluturime gratis nga shteti i fituesit në Ishullin Hamilton, në Great Barrier Reef, Queensland.
Cfarë duhet të bëjë në këmbim ‘kujdestari i ishullit’?
Të shëtisë në rërën e bardhë, të shijojw botën nënujore, të kujdeset për ”disa punë të vogla” – dhe të raportojë para një audience globale çdo javë nëpërmjet ditareve elektronikë, ditareve fotografikë dhe videove të freskëta.
Aplikuesi i suksesshëm, i cili do të qëndrojë pa paguar asgjë,në një shtëpi me 3 dhoma, e kompletuar me pishinë, fushë golfi, duhet të jetë një notar i mirë, komunikues i shkëlqyeshëm dhe të jetë i aftë të flasë e të shkruaj anglisht.
“Fituesi duhet të raportojë para mediave herë pas here rreth asaj cfarë po bën, ndaj dhe nuk duhet të jetë i turpshëm dhe duhet të jenë adhurues të detit, diellit, të udhëtimeve jashtë vendit,” tha kryeministri i shtetit, Paul Lucas.
“Fakti që fituesi do të eksplorojë ishullin e Great Barrier Reef, të notojë, dhe mbi të gjitha të jetojë stilin e jetës në Queensland e bën këtë pa dyshim punën më të mirë në botë.”
E gjithë kjo bëhet për të rritur vemendjen e turistëve në botë, ndoshta me një mënyrë më origjinale dhe krejt ndryshe nga mënyrat e tjera të reklamave e broshurave turistike. Ministrja e turizmit në Queensland, Desley Boyle tha se disa njerëz mund të pyesin, a nuk është e rrezikshme të lejosh një person të panjohur të bëhet zëdhënësi jozyrtar turistik i shtetit.
“Unë mendoj se rreziku më i madh do të jetë se kanditati i suksesshëm nuk do të dëshirojë të kthehet më në shtëpi në fund të 6 muajve,” përgjigjet ministrja, Boyle.
Kjo është një punë e ligjshme dhe është e hapur për këdo. Aplikimet përfundojnë më 22 shkurt. 11 më te mirët do të ftohen në Hamilton Island në fillim të muajit Maj për përzgjedhjen finale, nga e cila fituesi do të fillojë kontratën e punës më datë 1 korrik.
Leave a Comment