ATHINE – PROTESTA TË REJA MASIVE

by on 15/01/09 at 1:25 pm

Protesta të reja masive do të zhvillohen në Athinë, të organizuara nga ana e nxënësve, studentëve dhe arsimtarëve, ndërkohë që këtë herë me ta do të bashkohet edhe policia, që planifikon manifestime të veçanta, njoftoi sot media greke.
Greva e policisë zhvillohet me iniciativë të organizatave sindikaliste që sot pasdite në qendrën e Athinës do të dënojnë dukurinë e dhunës në vend dhe do të deklarojnë se problemet sociale nuk mund të zgjidhen me masa represive.
Një orë më vonë është planifikuar protesta e nxënësve, studentëve dhe arsimtarëve kundër politikës së qeverisë.
Përveç Athinës, protesta sot do të ketë edhe në qytetet e tjera greke.
Ato organizohen një muaj pas vdekjes së adoleshentit Grigoropulos, i cili u vra nga policia.
Ndërkohë, qeveria e kryeministrit Kostas Karamanlis propozon dialog kombëtar me opinionin akademik në vend për zgjidhjen e problemeve në arsim.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login