ANALIZË – OBAMA PËRBALLË SFIDASH TË MËDHA NË FJALIMIN PËRURUES

by on 19/01/09 at 3:29 pm

Presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama përballet me disa sfida gjatë fjalimit që do të mbajë, i cili konsiderohet si më i shumëprituri i kohëve modernene dhe aty ai duhet t’i risigurojë shtetasit amerikanë se ata mund të kapërcejnë një situatë si ajo e rreziqeve ekonomike, në të cilën ndodhen aktualisht.
Fjalimi i Obamës, që do të pasojë formulën e betimit në shkallët e Kongresit, gjatë mesditës së ditës së martë, do t’i japë atij mundësinë e artë për të shpalosur objektivat e presidencës së tij para një audience masive.
Duke patur parasysh që miliona amerikanë janë të papunë, që ekonomia amerikane ndodhet në krizë dhe që SHBA-ja është e angazguar në dy luftra në Irak dhe Afganistan, Obama pritet të japë një mesazh të qartë dhe të fortë përmes fjalimit të tij, të cilin ka javë që po e përgatit.
“Ky fjalim do të përshkruajë momentet në të cilat ndodhemi dhe frymën e nevojshme për të përballuar krizën dhe për të dalë nga kjo situatë më të fortë dhe më të bashkuar se më parë”, deklaroi zëdhënësi i Obamës, Nick Shapiro.
Hartueshit e mëparshëm të fjalimeve presidenciale se mendojnë se Obama do të evitojë përdorimin e fjalimeve të shkruara me propozimet e tij dhe në vend të tyre mund apo do të përdorë aftësitë e tij të mëdha oratorike për të përshkruar sfidat me të cilat amerikanët po përballen dhe gjithashtu mënyrën për t’i përballuar ato.
“Fjalimi i ceremonisë së betimit është momenti kur një president paraqet parimet e tij fillestare dhe ku vendos themelet për drejtimin e vendit”, deklaroi Jeff Shesol, hartuesi i fjalimeve të ish-presidentit, Bill Clinton.
“Ky fjalim përkufizon një moment në histori. Jep një tablo të plotë se kush është ai, si e sheh ai këtë moment dhe se ku mendon ai që duhet të drejtohemi”, shtoi Shesol.
Jo vetëm amerikanët do të ndalen të martën për të dëgjuar liderin e tyre, por madje shumë njerëz në të gjithë botën janë të interesuar për t’a dëgjuar presidentin e ardhshëm të SHBA-së, Barack Obama.
Në Japoni, shumë librari kanë një seksion të veçantë të kushtuar Obamës, ndërkohë që një libër ku është botuar një koleksion i fjalimeve të tij, që nis me me atë çka quhet fjalimi legjendar i Konventës së Demokratëve të vitit 2004 dhe përfudon me fjalimin e fitores së zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të vitit të kaluar, është shndërruar në një best-seller.

FRYMËZIMI
Për të gjetur frymëzimin e tij Obama ka lexuar fjalimet e mbajtura nga presidentët amerikanë në të kaluarën.
Nga më tepër se 50 fjalime të mbajtura, vetëm disa prej tyre i kanë rezistuar kohës. Ndër më të mirët ishte fjalimi i Abraham Lincolnit “with malice toward none” (mirësi për të gjithë) në vitin 1865 në fundin e Luftës Civile; fjalimi i John Kennedyt i vitit 1961, ku ”the torch has been passed to a new generation of Americans” (pishtari iu kalua një brezi të ri amerikanësh) dhe fjalimi i Franklin Rooseveltit i vitit 1933 gjatë Depresionit të Madh.
Obama, adhurues i liderit të njohur nga Ilinoisi Abraham Lincoln, i tha Amerikës se ndjente që fjalimi i Lincolnit ishte më i miri dhe ai i Kennedyt vinte pas tij dhe se nuk e kishte prekur në mënyrë specifike fjalimi i Rooseveltit.
“Të them të drejtën, fjalimi i Rooseveltit nuk është aq i mirë”, deklaroi ai.
“Ka një linjë të mirë ’E vetmja gjë që cilës duhet t’i frikësohemi është vetë frika’, por pjesa tjetër është disi e mbështjellë”, u shpreh ai.
Ai shtoi se ishte mjaft i kënaqur me fjalimin e tij, por që ende mund të rregullonte disa hollësi mimimale.
“Ajo që duhet të bëj me këtë fjalim, është t’ju kujtoj njerëzve rrugën nëpër të cilën kemi kaluar deri tani dhe vështirësitë e mëdha që kemi kapërcyer. T’ju kujtoj se jemi përballuar me situata shumë më të vështira më parë dhe se do ta kapërcejmë edhe këtë barrierë”, theksoi ai.
Michael Anton, i cili ishte një hartues fjalimesh për presidentin George W. Bush, deklaroi se Obama mund të ketë nevojë të mënjanojë bërjen e shumë premtimeve.
“Ai po e drejton këtë dallgë të madhe dhe ka shumë mbështetës tepër të fuqishëm, që mendojnë se dielli do të lindë me 20 janar dhe se bota do të shndërrohet në një vend plotësisht të ndryshëm nga ç’është”, deklaroi Anton.
“Mendoj se ai duhet të ulë ritmin e pritshmërive”, shtoi ai.
Studiuesi i detyrës së presidentit Thomas Schwartz, profesor i universitetit në Vanderbilt, deklaroi se një sfidë e madhe për Obamën, do të jetë sugjerimi i një mënyre që amerikanët të rifillojnë nga e para, por pa u treguar shumë i ashpër me presidentin në largim Bush, i cili do të jetë i pranishëm gjatë ceremonisë.
“Ai nuk duhet ta nisë me kritika tepër të ashpra kundrejt Bushit”, deklaroi Schwartz.
Kennedy i shte në gjendje të kritikonte presidentin të cilin zëvendësoi, Dwight Eisenhower, pa u dukur partizan, u shpreh Schwartz.
Shumë kohë dhe përpjekje janë investuar në fjalim.
Këshilltarët kanë deklaruar se Obama zhvilloi takimin e parë për të diskutuar mbi temat e fjalimit të tij një javë para Festës së Falenderimeve në nëntor, ku bisedoi me ekspertin e hartimit të fjalimeve, Jon Favreau dhe këshilltarin e lartë, David Axelrod.
Projekti i parë i fjalimit u hratua në fillim të dhjetorit dhe puna vazhdoi për përmirësimin e tij në javët pasuese, ku Obama ka rregulluar hollësitë të ndryshme edhe gjatë fundjavës së tij të fundit, para marrjes zyrtarisht të detyrës së presidentit të 44-t të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login