“Air France” blen 25% të aksioneve të “Alitalia” -s

by Mimoza A on 12/01/09 at 11:37 pm

Grupi “Air Francë KLM” do të blejë 25 përqind të aksioneve të kompanisë ajrore italiane “Alitalia”, me një shumë prej 320 milionë eurosh. Kështu, “Air Francë KLM” bëhet aksioneri i parë i kompanisë. Lajmi u bë i ditur nga drejtuesit e kompanisë ajrore italiane gjatë një konference për shtyp. “Këshilli Administrativ ka pranuar ofertën e “Air France”, është shprehur presidenti i “Alitalias”, Roberto Kolanino, duke e cilësuar këtë si një marrëveshje të jashtëzakonshme. “Kompania franko-holandeze do të blejë 25 përqind të kapitalit të kompanisë së re “Alitalia” me një shumë prej më shumë se 320 milionë euro. Ne përfunduam procesin e përzgjedhjes që zgjati pesë muaj, gjatë të cilit patëm tre propozime nga “Air France-KLM”, “Lufthansa” dhe “British Airways”, tha Roko Sabeli, administrator i “Alitalias”. Sipas Sabelit, “Air France KLM” ishte partneri më i mirë strategjik, ai që i korrespondoi më mirë propozimeve të palës italiane dhe që tregoi më tepër këmbëngulje dhe vullnet se kompanitë e tjera. Marrëveshja pritet t’i japë një akses më ta madh “Air France KLM-së” në kompaninë ajrore italiane. “Alitalia”, e cila falimentoi gushtin e kaluar, do të rikthehet të martën, si një kompani më e vogël dhe rajonale dhe me një staf të reduktuar.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login