“Miqtë e vërtetë”
by Mimoza A on 14/01/09 at 5:52 pm
Presidenti George W. Bush i lavdëroi tre “miqtë e vërtetë të Shteteve të Bashkuara”, përderisa i nderoi me çmimin më të lartë civil kombëtar Tony Blair-in, John Howard-in dhe liderit kolumbian, Alvaro Uribe-n
Që të tre burrave u është dhënë Medalja Presidenciale për Liri, në një ceremoni që u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë, në ditët e fundit të presidencës së Bush-it.
“Këtë pasdite jam i kënaqur që me Medaljen për Liri do të nderohen tre liderë të jashtëzakonshëm,” tha Bush.
Secili prej këtyre burrave ka qenë “mik i vërtetë i Shteteve të Bashkuara, të cilët sfidat historike i kanë plotësuar me këmbëngulje të madhe, dhe të cilët kanë treguar shembullin e qëndrueshmërisë së aftësive politike brenda dhe jashtë vendit,” tha ai.
Blair-i dhe Howard-i ishin aleatët më të fortë të Bush-it në invadimin e Irakut të udhëhequr nga SHBA-ja, në vitin 2005, dhe presidenti në largim e lavdëroi pafund secilin prej tyre për besnikërinë e vendosur ndaj principeve të vlerave për liri dhe demokraci.”
“Këta janë njerëz të tillët që të shikojnë në sy dhe ta thonë të vërtetën dhe e mbajnë fjalën,” tha ai.
Blair-i, i cili tani është i dërguar special për Lindjen e Mesme, “na u gjet pranë në një moment të provës, për të afirmuar marrëdhëniet speciale midis Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe,” tha Bush, duke iu referuar sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.
“Në kohën e lidershipit të Tony Blair-it, fuqia dhe autoriteti moral i Britanisë së Madhe është përqendruar në luftën kundër terrorit prej ditës së parë.
“Ish kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do të qëndrojë kryelartë në histori,” tha presidenti Bush.
Leave a Comment