“Kartat”, aplikimi në Durrës nuk nis deri në fund të janarit
by Mimoza A on 14/01/09 at 7:47 pm
Shpërndarja e kartave të identitetit në qytetin e Durrësit nuk do të nisë deri në fund të janarit, ndërsa zyrat e gjendjeve civile janë ende në pritje të udhëzimeve nga qendra. Personat e interesuar për këtë dokument të rëndësishëm identifikimi janë rreth 150 mijë në qytetin e Durrësit, ndërsa shpërndarja e tyre do të bëhet nga vetëm 5 zyrash gjendjesh civile me 14 punonjës që janë pranë rajoneve apo lagjeve të qytetit. Për postën që do të kryej edhe hapin e parë të procesit duke i dhënë mundësi qytetarëve për të bërë pagesën e kësaj procedure drejtori i Durrësit thotë se janë 25 sportele në qytet dhe komuna ndërsa sistemi i adresave është një element kyç për të dhënat e kartës së identitetit dhe është ende i pa plotë me emrat dhe numrat përkatës.
Procesi parashikon marrjen e shenjave të gishtave firmën e personit në mënyrë digjitale dhe një seri veprimesh që për çdo njeri kërkon të paktën 7 minuta. Po të bësh një llogari të thjeshtë duke u bazuar tek numri i sporteleve i cili është vetëm 5 dhe për kohën që do i nevojitet 150 mijë banorëve është teknikisht e pamundur që procesi të përfundoj në kohë për zgjedhjet. Deri tani askush nuk mund ti japë një përgjigje të saktë këtij problemi, ndërsa në bazë të ligjit ai pose ajo që nuk pajiset me kartë identiteti rrezikon të mos shërbehet nga institucionet shtetërore.
Leave a Comment