Vasili “Ne ishim kundër ligjit të “dosjeve
by admin on 25/12/08 at 1:07 pm
Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi dje se e ka konsideruar ligjin për “dosjet” një farsë politike. Petrit Vasili tha se votimi i aplikuar ka qenë një votim i njëanshëm, në të cilin ne nuk kemi marrë pjesë. “Ne nuk e kemi votuar. Kemi refuzuar të marrim pjesë në të dhe e kemi konsideruar një farsë me votën tonë, nuk e kemi votuar atë. Të gjitha hapat e tjerë që mund të ndërmerren nga një parti politike, siç thoni, ju për një ankim eventual në Gjykatën Kushtetuese, janë në të drejtën e kësaj partie dhe nuk jemi në gjendje të imponojmë Gjykatën Kushtetuese në vendimet e saj”, theksoi Vasili.
Leave a Comment