Titulli? Kola beson te përmbysja
by admin on 23/12/08 at 3:20 pm
Tirana humbet në Vlorë dhe nxjerr në pah një anë tjetër të trajnerit të ri të Tiranës, atë të nevrikut, që refuzon të dalë para gazetarëve në konferencën e detyrueshme për shtyp. Por këtë e rregullon disi me prononcimin e djeshëm. “Kemi ngërç psikologjik, nga i cili nuk po mundemi të çlirohemi. Ekipi luajti jo dhe aq mirë në Vlorë, ndërkohë që më duhet të shtoj se kundërshtari arriti të na mundë me meritë në këtë takim. Ne bëmë disa gabime që na kushtuan”. Kola nuk dorëzohet, nëse dikush i përmend një Tiranë shumë larg luftës për titull: “Por sezoni është ende shumë i gjatë dhe do të vazhdojmë të luajmë, duke përmirësuar si në finale për të përmbysur gjithçka
kampionati ka kohë deri në fund dhe unë jam optimist për përmbysje”, tha trajneri i Tiranës, duke iu referuar duelit të fortë me Vllazninë. Për fundjavën nuk do luajnë Andi Lila dhe Abraham Aleçenu, pasi të dy futbollistët kanë tashmë nga tre të verdha, që rrjedhimisht i skualifikon për një ndeshje. Toni Pezo nuk ishte në stërvitje, i dëmtuar lehtë, por mësohet se do të luajë në ndeshjen e kësaj jave kundër Bylisit. Lojtarët e aktivizuar në ndeshjen ndaj Flamurtarit bënë stërvitje të diferencuar, vetëm vrapime, ndërsa pjesa tjetër u stërvit normalisht”.
Leave a Comment