Te gjithe festojne tek “E diela shqiptare”
by admin on 22/12/08 at 8:55 pm
“E diela shqiptare” ka ardhur si nje feste e madhe. Programi maratone ne Tv Klan edhe kete here ka sjelle shume alegri, surpriza dhe te papritura. Ashtu sikurse tashme eshte bere tradite, e diela ka nisur me familjet shqiptare dhe historine e tyre. Familja shkodrane Koliqi dhe familja beratase Mimani kane prezantuar prejardhjen perkatese duke e gershetuar ate edhe me arritjet e tyre ne ditet e sotme. Me synimin per te sjelle me te miren e familjeve shqiptare, per te mbajtur te gjalle ate tradite pozitive, per te cilen jemi njohur ne breza, pjesa e familjeve, pervec vlerave pozitive sjell edhe momente te kendshme diskutimi, por edhe humor e surpriza. Momentet familjare te programit jane shoqeruar ashtu si cdo jave edhe me nderhyrjet e drejtperdrejta sportive, gjate te cilave teleshikuesit jane njohur me ndeshjet e kampionateve te ndryshme ne Evrope, por edhe me ndeshjet e kampionatit shqiptar. Nderkohe, pjesa e dyte e programit ka pasur si pikenisje momentet e bashkebisedimit te vajzave pjesemarrese ne program, me telespektatoret. Mesazhet promocionale te percjella permes telefonit, i kane prezantuar bukuroshet e programit ne nje menyre krejt te vecante, ku ato kane treguar tashme edhe pervojen e fituar gjate ketyre javeve ne ekran. Sigurisht, debati “Pro dhe kunder” eshte nje tjeter pike e forte e programit, qe edhe kete radhe ka rrjedhur natyrshem, i shoqeruar me batuta, diskutim dhe humorin e panelit te te ftuarve. Dy femra, pro dhe dy meshkuj kunder argumentit te zgjedhur per diskutim: “Burri dhe gruaja ne te njejtin vend pune”. Diskutimet e Anila Bishes, Marinela Likes, Andi Teles dhe Bujar Kapexhiut jane shoqeruar edhe me argumentet e publikut te pranishem ne salle, qe e ka mbajtur te gjalle ndjenjen e debatit. Por votimet e publikut permes telefonit treguan, se shqiptaret kane kundershtuar, ne 50% po aq sa edhe kane pranuar ne 50%, argumentin e diskutuar. Si cdo te diel, programi ka ardhur nen drejtimin e prezantuesit Ardit Gjebrea, qe me natyrshmerine dhe humorin, qe e karakterizon ka ditur te fitoje edhe kete fundjave, jo vetem duartrokitje, por edhe audience. E te mos harrojme, embelsiren per ne fund. Dhe karamelja e programit, Artenisa eshte gjithmone aty. Mandola Bregasi
Trupi diplomatik, tek “E diela shqiptare”
Nje fundjave shqiptare, qe ne fakt iu perket edhe te huajve, qe jetojne ne vendin tone. Mund te cilesohet nje gjetje origjinale dhe mjaft e vecante, prania e perfaqesuesve te ambasadave te huaja ne vendin tone. Diplomate te larte te Ambasades amerikane, gjermane dhe asaj greke kane percjelle plot humor dhe origjinalitet pervojen e jeteses se tyre ne Shqiperi. Madje, perfaqesuesi i Ambasades amerikane dhe perfaqesuesja e Ambasades gjermane e kane realizuar gjithe biseden ne gjuhen shqipe, nderkohe qe perfaqesuesi i ambasades greke, ka treguar ne shqip se ishte duke e mesuar gjuhen tone. E cliruar nga cdo note formaliteti, intervista me perfaqesuesit e trupit diplomatik na ka bere, qe kete radhe te njohim veten permes te tjereve.
Aurela Gace dhe Frederik Ndoci, nostalgji ne muzike
Jane dy emra te medhenj, qe secili ne karrieren e vet ka provuar majat me te larta te suksesit. Por, kur Frederik Ndoci dhe Aurela Gace kendojne se bashku, ata i bejne te gjithe te kendojne. Ne fillim nje potpuri kengesh shkodrane dhe me pas nje permbledhje kengesh vlonjate jane shoqeruar me ovacione nga publiku i pranishem ne salle. Por sigurisht te dy kengetaret e njohur kane dhene pasditen e djeshme ne skenen e “E diela shqiptare” shume me teper se kaq. Aurela, pervec muzikes dhe suksesit te fundit ne kengen “Bosh”, ka sjelle ne program edhe pervojen e saj si shitese ne nje dyqan sallami. Nje eksperience, te cilen ajo vete nuk e quajti shume te suksesshme, por qe ne ekran ka sjelle momente mjaft te kendshme dhe te papritura. Nderkohe, ne profesionin e tij vetem per tete ore, kengetari shkodran eshte perpjekur te jete pak i rrepte, ndryshe nga sa ndodh ne realitet. Dhe kjo, sepse brenda nje dite ka provuar te jete ne rolin e policit kufitar ne doganen e Muriqanit. Nga xhirimet dukej, se Riku e kishte marre shume seriozisht me profesionin e ri, por sigurisht jo aq sa me muziken. Permbledhja me kenget e Krishtlindjeve, ku kane qene protagoniste edhe femijet e grupit “Kripmjaltezat”, ka qene pa dyshim “qershia mbi torte”, ne te dielen e parafundit te shqiptareve per vitin 2008.
Gjebrea, serish kengetar
Nuk dime cfare surprize do te na sjelle te dielen e fundit te vitit 2008, por dje kantautori Ardit Gjebrea na ka dhene edhe nje here mundesine ta shohim si te tille. Duket se gjate kesaj periudhe, ndersa vjen ne ekran si prezantues, por edhe kompozitor per te tjeret, Gjebrea eshte treguar disi i rezervuar ne performancat si kengetar. Kur dje e kemi te pare te kendoje serish perpara pianos kemi kuptuar, se ai vazhdon te jete brenda vetes i njejti kengetar dhe per publikun mbetet i njejti ze, qe gjithmone deshirojme ta degjojme.
Leave a Comment