Sulmet, Olmert: Ky eshte vetem fillimi!
by admin on 30/12/08 at 6:56 pm
Ofensiva ushtarake kunder Hamasit ne Rripin e Gazes eshte faza e pare e nje serie iniciativash tashme te aprovuara nga kabineti i sigurise izraelite.
Keshtu ka deklaruar kryeministri Ehud Olmert, fjalet e te cilit tingellojne si nje konfirmim per nderhyrjen e trupave edhe nga toka.
Ushtria izraelite tashme eshte gati te nise operacionin nga toka kunder Hamasit dhe kete informacion e dha me pare zedhenesi i ushtrise hebraike ne diten e katert te bombardimeve ne enklavat palestineze, te udhehequra nga Levizja e Rezistences Islamike.
“Nuk ka vend per armepushim. Qeveria eshte e vendosur qe te eleminoje rrezikun ne jug”, tha ministri i Brendshem i Izraelit Meir Sheetrit, per radion ushtarake.
Sipas tij trupat izraelite nuk do te ndalen derisa te thyhet objektivi i Hamasit ndaj shtetit hebraik.
Nderkohe 360 jane te vdekurit nga bombardimet dhe rreth 60 prej tyre jane civile te pafajshem.
Leave a Comment