Rritja ekonomike, a eshte e qendrueshme?!

by on 27/12/08 at 1:57 am

Shifra e publikuar nga INSTAT per rritjen ekonomike i kapi ne surprize shume eksperte shqiptare edhe pse ajo ishte deklaruar jo zyrtarisht nga kryeministri shqiptar pak kohe me pare. Rritja vjetore e PBB-se, sipas INSTAT eshte 9.9% ne tremujorin e trete te vitit 2008. Kjo eshte llogaritur si shume e kater tremujoreve qe perfundojne ne tremujorin e trete te vitit 2008, pjestuar me shumen e kater tremujoreve te meparshem, e shprehur ne perqindje.
Ne pamje te pare ka nje sere elementesh qe jane ne favor te kesaj rritjeje, si numri rekord i turisteve qe kane nxitur dukshem konsumin ne vend (rritja me e madhe e PBB-se ka ardhur nga shebimet e telekomunikacioni) dhe njw zhvillim nw tregun e pasurive tw paluajtshme pas marrjes sw ftesws pwr nw NATO.
Por, jane disa elemente qe tregojne se rritja e publikuar deri tani nuk eshte shume e qendrushme:
-Se pari, grupi i industrive pesoi nje renie me 6.4% ne tremujorin e trete te vitit 2008 krahasuar kjo me tremujorin e dyte te ketij viti, ndersa krahasuar me tremujorin e trete te vitit 2007 u rrit vetem me 2.2%, çka tregon se nje nder sektoret me te rendesishem per zhvillimin e ekonomise dhe hapjen e vendeve te reja te punes nuk ka shenuar ndonje zhvillim mbreselenes.
-Se dyti, nje kontribut te rendesishem ne rritjen e ndertimit (shifrat tregojne nje rritje prej 51% rritje ne shifren e afarizimit ne krahasim me tremujorin e trete 2007), e ka dhene ndertimi i rruges Durres-Kukes, siç pohohet nga vete INSTAT. Ky eshte nje volum pune qe eshte i perkohshem dhe per me teper i perqendruar vetem ne nje vend. Ndersa sektori real i ndertimit vuan nga probleme te shumta, qe nga lejet e ndertimit e deri te problemet e kleringut, qe po gerryejne nga brenda industrine e ndertimit dhe te gjithe zinxhirit te lidhur me te. Nje tregues tjeter qe nxjerr ne pah se ky sektor nuk po ecen shume mire eshte dhe renia e konsumit te dukshem te çimentos, qe per 9 mujorin 2008 ka rene me 9% ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar.
-Se treti, eshte e vertete qe indekset e volumit te shifres se afarizmit te cilat kane filluar te publikohen per here te pare nga INSTAT tregojne nje rritje te ndjeshme te shifres se afarizmit (xhiros) sidomos ne tregti, por eshte e veshtire te behet dallimi nese kjo rritje e shitjeve ka ardhur si rrjedhoje e çmimeve qe per periudhen kur eshte bere matja e PBB-se (kater tremujoreve qe perfundojne ne tremujorin e trete te vitit 2008) kane qene shume te larta ne krahasim me periudhen e meparshme (sidomos karburantet dhe ushqimet), apo ka pasur nje rritje reale te fuqise blerese konsumatore.
-Bujqesia, nje sektor qe ze ende gati 20% te Prodhimit te Brendshem Bruto ka shenuar nje rritje mjaft modeste. Sektori qe konsiderohet me mjaft potencial vazhdon te vuaje nga copezimi i tokave, mungesa e mekanizimit, infrastruktures ujitese, problemeve me grumbullimin e marketingun, çka ka bere qe importet e ushqimeve te rriten me gati 20% gjate vitit 2008.
-Se katerti, pavaresisht se eksportet kane shenuar rritje gjate 2008-es, edhe rritja e importeve ka qene e larte, duke çuar ne perkeqesimin e metejshem te deficitit tregtar.
-Se pesti, e gjithe kjo rritje e ndjeshme e PBB-se nuk duket te jete reflektuar shume ne punesim, te pakten sipas te dhenave zyrtare, rritja ne sektorin privat jo bujqesor eshte vetem 1.75%.
INSTAT nuk e ka publikuar te sakte metodologjine qe ka ndjekur, por serish ajo mbetet nje vleresim i bazuar ne metoden e ekspertit, dhe jo nje llogaritje e sakte e Prodhimit te Brendshem Bruto. Do te duhet te kaloje te pakten nje vit, per te pare nese kjo rritje ekonomike eshte aq e larte sa u deklarua javen e kaluar nga INSTAT.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login