Protestë për të mos “dehur” rrobaqepëset
by admin on 23/12/08 at 2:30 pm
Lëvizja “Mjaft!” ka reaguar dje me anën e një proteste përballë Bashkisë së Korçës në lidhje me një propozim që kryetari i kësaj bashkie i ka çuar dje Këshillit Bashkiak për të shpërndarë disa dhurata për 170 punonjëset e rrobaqepësisë private “NPV International”. Propozimi konsiston
në blerjen dhe shpërndarjen me fondet e bashkisë të 340 shisheve verë dhe 170 biletave të teatrit për këto punonjëse. Lëvizja “Mjaft!” ka shprehur indinjatën e saj përkundrejt këtij propozimi, duke e cilësuar atë qesharak, abuziv dhe totalisht të paprecedentë. Dhjetëra të rinj
protestuan përpara bashkisë, duke u bërë thirrje anëtarëve të këshillit bashkiak dhe kryetarit të bashkisë, Niko Peleshi, që të mos e votojnë këtë
propozim grotesk. Të rinjtë mbanin në duar parulla si: “Votat merren me punë dhe jo me alkool falas”, “Jo dhurata elektorale me taksat e
korçarëve”, “Dua dhe unë dy shishe verë”, “Dua biletë për në ‘La Scala‘”, “Edhe unë jam rrobaqepës”, Peleshi kërkon të dehë rrobaqepëset etj.
Leave a Comment