PD nis shfaqen e “filmave” të diktaturës

by on 25/12/08 at 1:30 pm

Selia blu, në këmbëngulje të misionit të saj për largimin e ish-komunistëve nga postet drejtuese aktuale, publikon dosjen e parë kundër regjimit komunist. Zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani, bëri me dije dje aksionin, i cili u kushtoi jetën dy shqiptarëve në vitin 1990, ndërsa tentonin të kalonin kufirin në mënyrë ilegale. Zëdhënësi i selisë blu citoi këtë dokument të policisë kufitare të Sarandës së datës 21 qershor 1990, ku tregohet eliminimi i dy të rinjve shqiptarë, në tentativë për t‘u larguar nga Shqipëria.
“Në datën 21 qershor 1990, rreth orës 03:00 u kapën dy dhe u asgjësuan dy në tentativë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në sektorin e pikës kufitare Grazhdan. Ushtari menjëherë qëlloi në ajër me pistoletë shenjëdhënëse për të ndriçuar terrenin… Pasi panë se të dy elementët nuk ndaluan, hapën zjarr mbi ta me breshëri, duke bërë asgjësimin e tyre të menjëhershëm”, citoi zëdhënësi Bogdani në deklaratën e tij, duke shtuar se atë natë qershori u vranë dy të rinj, një 24 dhe tjetri 28 vjeç.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login