Një Miss në dilemën e Faustit

by admin on 22/12/08 at 9:43 pm

E tundon ideja e paktit me djallin në këmbim të bukurisë së përjetshme. Por gjithsesi është ende e vogël për ta marrë këtë “vendim”. Kush është Almejda Abazi, 17-vjeçarja që brenda vitit mori kurorën e bukurisë shqiptare dhe atë të Globit. Dhe ç’sekrete fsheh buzëqeshja e saj

Ke ndryshuar shumë që nga koha kur u shfaqe për herë të parë në ekran?

Nuk kam ndryshuar shumë në paraqitje, por një pjesë e vogël e brendësisë sime po. E ndiej se njerëzit nuk më shikojnë me të njëjtin sy dhe tashmë mbaj mbi krye tri kurora e tituj të rëndësishëm bukurie.

Çfarë lexon përgjithësisht?

Letërsia e huaj më pëlqen më tepër, por nuk e preferoj edhe shqiptaren.

Bukurinë e përjetshme në shkëmbim të shpirtit. A do ta bëje këtë zgjedhje?

Ndoshta, tani jam shumë re për t’iu përgjigjur një pyetjeje të tillë.

Le ta lëmë mënjanë paktin me djallin. Si do ta ruash bukurinë tënde?

Bukurinë do ta ruaj aq sa të zgjasë duke u kujdesur sidomos për linjat. Në fund të fundit, prej bukurisë u bëra e njohur. Është normale që të kujdesem për të.

Një pikë të dobët dhe një sekret të pamjes tënde.

Zoti ma ka falur; unë mundohem të mos e teproj asnjëherë me grimin e tepërt. Sekreti im është natyraliteti.

Ç’trajtim bën në sallonet e bukurisë apo tek parukieri?

Më pëlqen që grimin ta bëj vetë. Vetëm për ndonjë rast shkoj nëpër sallonet e bukurisë. Trajtimet nuk i preferoj shpesh pasi, siç thashë dhe më sipër, ndihem mirë kështu, natyrale.

Ka një moshë për gjithçka. Për ty ka mbaruar periudha e…

Jam ende shumë e re për ta përcaktuar si të mbaruar ndonjë etapë të jetës sime.

Cila do të ishte veshja e preferuar për mbrëmje?

Një fustan i zi i gjatë. Me një dekolte në pjesën e kurrizit, i shoqëruar me vathë të shndritshëm diamanti. E thjeshtë dhe aspak e ekzagjeruar, fine. Kjo do të ishte veshja ideale për një mbrëmje.

“Uniforma” e përditshme?

Unë jam në vit të tretë gjimnaz dhe për në shkollë mundohem të jem sa më e thjeshtë. Xhinset dhe atletet janë uniforma e përkryer për në shkollë.

Kur nuk je në shkollë, xhinse dhe atlete?

Jo gjithmonë. Edhe takat janë pjesë e gardërobës sime, gjithçka varet se ku do shkoj dhe kë do takoj.

Të brendshmet e preferuara?

“Victoria’s secret”, por nuk ekzistojnë vetëm ato në sirtarët e mi.

A mund ta konsiderosh veten seksi? Apo…?

Këtë ua kam lënë në dorë të tjerëve. Nuk më pëlqen të bëj vlerësime për veten time.

Çfarë mban zakonisht në çantë?

Mjetet e grimit nuk i harroj asnjëherë, as celularin e parfumin.

Muzika që nuk mungon kurrë në iPod-in apo në makinën tënde?

Makinë nuk kam, por në iPod-in tim gjen çfarëdolloj muzike. Për vetë faktin se unë i dëgjoj pa problem të gjitha rrymat.

Nëse do të zgjidhje, në ç’qytet do të doje të jetoje?

Kam jetuar në Stamboll për një periudhë kohe, por si qytet i ëndrrave ngelet Parisi.

Zgjedhjet për stinën e vjeshtës?

Xhinset dhe fustanet e trikotuara më pëlqejnë, gjithashtu çizmet, bluzat dhe gjithmonë pa harruar ngjyrat e modës së sezonit.

Parfumi i preferuar

D&G The One

Celulari që mban

Motorola Pink

Çanta e preferuar

Burberry

Linja e produkteve të flokëve

Pantene

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login