Meta: Rama- Berisha janë dy aventurierë

by on 30/12/08 at 6:35 pm

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi dje një takim me banorë të zonës së Bathores, në bashkinë e Kamzës.
Meta shprehu një falënderim të veçantë për të gjithë drejtuesit e LSI për Bashkinë e Kamzës dhe gjithë të pranishmit në takim. Meta tha se fati i një vendi, nuk mund të mbetet në dorën e dy aventurierëve, që tallen, që nga Kushtetuta, – gjëja më e rëndësishme që mund të ketë një shtet, ashtu siç një familje ka shtëpinë gjënë më të rëndësishme, një shtet Kushtetutën ka gjënë më të rëndësishme, ajo e mban shtetin, – e deri te prokuroria. “Duke bërë pazarin më të fundit të fëlliqur të dy njerëzve të papërgjegjshëm që nuk kanë asnjë respekt për shtetin dhe për ligjin, e jo më të garantojnë dhe të sigurojnë pronat tuaja, jetën tuaj dhe të sigurojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj”, theksoi Meta. Meta shprehu besimin se LSI dhe koalicioni i saj do të jetë fitues në zgjedhjet e vitit 2009 dhe theksoi se, nuk mund të ketë alternativë tjetër që t‘u garantojë shqiptarëve dinjitet, pronat dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login