Masimo Morati: Gjyqtarët? Gabime të paqëllimshme

by admin on 23/12/08 at 3:30 pm

Masimo Morati i kundërpërgjigjet të gjithë atyre që sulmuan Interin se po favorizohet nga gjyqtarët. Shkak u bë goli i dytë i Maikon, i cili ishte në pozicion të dukshëm jashtë loje, që i dha zikaltërve fitoren në fushën e Sienës. “Episodi në ndeshjen me Sienën ishte një aksident i paqëllimshëm, tërësisht i ndryshëm nga ato që ndodhnin disa vjet më parë”, deklaroi njëshi i Interit. “Të gjithë e pranuan se goli ishte në pozicion të parregullt, sinqerisht që nuk e kuptoj se çfarë mund të themi më tepër”. Nga i akuzuar, Morati kalon në akuzues dhe “shigjeton” Juventusin, rivalen historike në Serinë A: “Gabim të ngjashëm të gjyqtarit kishte edhe në ndeshjen e Juventusit”. Më tej presidenti i kampionëve të Italisë foli edhe për 2008-ën: “Ishte një vit i madh për ne. Fituam me meritë titullin dhe po me kaq meritë kryesojmë kampionatin. Shpresoj vetëm që këto suksese të përsëriten edhe në arenën ndërkombëtare. Ndeshja me Mançester Junajted do të jetë shumë tërheqëse, ndërsa në Serinë A do të luftojmë deri në fund me Milanin dhe Juventusin. Më të mirët e sezonit zikaltër? Ibrahimoviç e Murinjo, por mos të harrojmë as Kambiason, Kordobën, Samuel dhe Kruz”.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login