Kola ndryshon mendje, tani do edhe merkato

by on 25/12/08 at 2:58 pm

“Skuadrën time të vërtetë do ta shihni pas janarit”

“Kemi bërë përmirësime në aspektin psikologjik”. Kështu ka thënë dje trajneri i Tiranës, Agustin Kola, i cili pas afro dy javësh nën drejtimin e skuadrës, tashmë ka ndryshuar mendje: Nëse ditën e parë theksonte se nuk i nevojitej merkato, tashmë dritaren e transferimeve e shikon si një mundësi të domosdoshme. “Do të ndërhyjnë në merkato, për të përforcuar ekipin në disa reparte. Do të bëjmë disa blerje, të cilat do të mund të na shërbenin për pjesën tjetër të sezonit drejt arritjes së objektivave që kemi. Por ende nuk janë përcaktuar se cilët do të jenë kandidatët, që do të synohen të afrohen gjatë periudhës së transferimeve të lojtarëve”. Po ashtu trajneri Kola ka premtuar se, fytyrën e vërtetë të skuadrës së tij do ta shikojmë në pjesën e dytë të sezonit. “Tirana e vërtetë do të duket pas muajit janar. Do të bëj të pamundurën për këtë ekip dhe premtoj se nuk do t‘i zhgënjej tifozët e Tiranës”, shtoi trajneri bardheblu. Abrahami e Lila nuk do të aktivizohen këtë javë, për shkak se rezultojnë të skualifikuar pas kartonëve të marrë. Ndërsa pjesa tjetër e ekipit është e disponueshme për trajnerin Kola në prag të ndeshjes së fundit të këtij viti. Agolli do të luajë për herë të parë në mbrojtje, pasi mungon Abrahami i skualifikuar. Vendin e zakonshëm të Agollit në mesfushë do ta zërë Sefa. Do të mungojë edhe Lila dhe në pozicionin e tij do të jetë Arapi.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login